Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Muzeu Etnografik i Kavajës, tashmë i rilindur pas restaurimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019!
Ky projekt i realizuar në kuadër të programit #EU4Culture, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe UNOPS, jo vetëm që rikthen në jetë një monument të rëndësishëm kulturor, por vjen si një destinacion i ri turistik e kulturor për qytetin e Kavajës.
Falë përkushtimit të ekipeve dhe ekspertëve të njohur, rinovimi është realizuar me standarde të larta, duke siguruar origjinalitetin, mbrojtur traditën por edhe duke përfshirë dhe digjitalizimin.
Muzeu Etnografik i Kavajës do të jetë një sukses po aq i madh, në dimensionin e tij, sa edhe simotra e njohur – Muzeu Etnografik i Krujës, edhe ai i rinovuar më parë gjatë vitit mbi bazën e të njëjtit program.