Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Indeksimi vjetor i pensioneve me 4.1%, nis nga pagesat e muajit tetor 2024. Përfitojnë 791,257 individë:

721,705 pensione nga skema e detyrueshme (pleqëri, invaliditet, pensione familjare);
68,613 pensione nga programe të veçanta (ish-ushtarakë, punonjës të minierave/naftës, pensione speciale shtetërore dhe skema suplementare).

Për tre muajt e fundit të 2024, efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në 17mln euro! Qëllimi kryesor i këtij indeksimi është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve përballë rritjes së çmimeve dhe inflacionit.

Qeveria Shqiptare po punon për të siguruar një rritje të qëndrueshme të të ardhurave me synim rritjen e mbështetjes për të gjithë pensionistët