Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6631]

Informal Mind” është projekti artistik që do të zhvillohet në ish- Kombinatin Metalurgjik të qytetit të Elbasanit. Ky projekt i artit bashkëkohor mbledh për herë të parë në një event të tillë emra të njohur artistësh shqiptarë dhe të huaj, ku një pjesë e artistëve shqiptarë janë të famshëm në shtete të tjera me aktivitetin e tyre artistik.

Pjesë e aktivitetit të artit bashkëkohor “Informal mind” janë artistët Anri Sala, Sislej Xhafa, Alban Muja, Fatmir Mustafa-Carlos, Alban Hajdinaj, Shelbatra Jashari, Fatos Qerimi, Edit Pula, Sadik Spahija, Milena Joviceviç, Brilant Pireva, Marina Markovic, Sanja Latinovic, Ranko Dankovic, etj. Por pjesë e këtij eventi artistik do të jetë dhe “Dokufest”, arkiva e realizimit socialist si dhe arkiva e filmit autor dhe ky projekt është kuruar nga fondacioni “M.A.M”, mbështetur nga MK dhe Bashkia e Elbasanit.

Ky projekt artistik synon ta shndërrojë ish- Metalurgjikun e Elbasanit në një vend të prezantimit të artit bashkëkohor, në një nga objektet e kohës së diktaturës, ku publiku do të gjejë një hapësirë kreative. I gjithë ky projekt është i veçantë, ku janë dhe artistë që për herë të parë prezantojnë punët e tyre në Shqipëri. Publiku do të gjejë hapësirë kreative, do të ketë dhe takime me artistët që janë pjesë e këtij projekti, do të ketë një formë të re arti për publikun.

Mes artistëve që janë pjesë e këtij projekti artistik që pritet të zhvillohet në ish- Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, artisti i njohur Sislej Xhafa do të bëjë një prezantim të punëve të tij artistike paraprakisht në Tiranë.

11-15 tetor 2014, ish-Kombinati Metalurgjik, Elbasan{:}