Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një moment i rëndësishëm për Vlorën, që nuk do të njihet vetëm për bregdetin e saj, por edhe për Qendrën Historike. Së bashku me zv. ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli dhe kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektoi punimet në Rrugën “Justin Godard” dhe atë të “Hebrenjve”, ku po ndërhyen në disa fronte: në infrastrukturën rrugore, unifikimin e fasadave dhe nxjerrjen në dritë të hijeshisë së ndërtesave historike, të kësaj zone, të cilat janë mbuluar prej ndërtimeve pa kriter të disa dhjetë vjeçarëve. Së bashku me partnerë si AADF dhe Bashkia e Vlorës, po punohet për të kaluar të gjitha vështirësitë, që kanë dalë gjatë zbatimit, në lidhje me pronësitë, ndërhyrjet që janë bërë nëpër objekte apo edhe në infrastrukturë, për t’i dhënë një tjetër pamje qytetit. Synimi është që punimet të mbyllen sa më shpejt, me qëllim që të mos kthehet në një pengesë për sezonin turistik.{:}