Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Instalacioni Artistik “Foleza”, realizuar nga artisti Vasil Dhiamandi, Krisiko Studio dhe Dhimandi Studio, mbështetur financiarisht dhe komisionuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si pjesë e konkursit “Art në Hapësirat Publike”, është një instalacion artistik i konceptuar për sheshin rrethor të Plepat, në Durrës, një zonë strategjike pranë detit dhe me potencial të lartë turistik.Instalacioni frymëzohet nga folezat e shpendëve, duke simbolizuar harmoni ndërmjet natyrës dhe zhvillimit urban. Kombinimi i formave organike dhe materialeve të qëndrueshme krijon një habitat të ngrohtë për shpendët, duke pasuruar peizazhin urban. Sipërfaqet e lëmuara dhe linjat e lakmueshme krijojnë një dialog natyral ndërmjet veprës dhe mjedisit të saj, ndërsa shtyllat vertikale të çelikut, të pajisura me ndriçim dinamik shumëngjyrësh natën, pasqyrojnë ritmin e qytetit në lëvizje.“Foleza” kalon përtej dimensionit të saj artistik, duke u bërë një pikë referimi mjedisore që nderon proceset natyrore dhe rrit ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit.