Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6653]

Tetori në TKOB dhe Ansamblin Kombëtar Popullor, veç shfaqjeve artistike të kalendarit artistik, ka nisur edhe me krijimin e strukturës së re të edukimit përmes artit, një nga prioritetet e MK. Në këtë muaj janë planifikuar disa aktivitete, që përshijnë shfaqje, ekspozita dhe bashkëbisedime me nxënës të shkollave,  të cilët do të jenë pjesëmarrës në këto programe didaktike. Ky program nisi në datën 26 shtator me përrallën instrumentale “Hirushja”. Kalendarin e aktiviteteve e gjeni të publikuar në faqen tonë ëeb të MK.

Rinis projekti, Teatri në Edukim, “Fjongo e Argjendtë”, ideuar nga Qendra e Hulumtimit Progresiv, mbështetur nga Ministria e Kulturës duke mundësuar kështu prezantimin e të gjitha shkollave të Tiranës me këtë metodologji. Aplikimi i këtij programi është pjesë e nismës së MK për Edukim përmes Artit në shkolla dhe përveç punës me nxënësit është një prezantim i gjallë i mësimdhënësve me këtë metodologji shumë efikase që i vjen në ndihmë procesit mësimor, duke nxitur kureshtjen dhe imagjinatën tek nxënësit dhe duke realizuar arsim gjithëpërfshirës. Qëllimi kryesor i këtij programi është edukim dhe përfshirje në shoqëri përmes artit si medium duke u mundësuar fëmijëve të kuptojnë funksionin e tyre të fuqishëm në shoqëri përmes programeve ekstra-kurrikulare që mbartin principet dhe vlerat morale e kulturore brenda kuadrit të barazisë sociale.{:}