Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Investimet e Huaja Direkte shënojnë rekord historik në 9-mujorin e 2024!
Për periudhën Janar-Shtator 2024, fluksi i IHD-ve arriti €1.16 miliard, duke regjistruar një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Turqia vazhdon të kryesojë me 17.6% të investimeve, e ndjekur nga Italia (12.8%), Holanda (10.2%), Austria (7%), dhe partnerë të tjerë si Gjermania dhe Franca.
 Kryesojnë sektorët:
 Aktivitetet e Pasurive të Paluajtshme 23.2%
 Financat dhe Sigurimet 17.8%
 Energjetika dhe Ujësjellësi 11.2%
 Një e ardhme premtuese për ekonominë shqiptare falë interesit të lartë të investitorëve ndërkombëtarë si dhe falë punës së palodhur të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) !