Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=4915]

Me ftesë të Ministrit Italian të Kulturës, Trashëgimisë dhe Turizmit, Z. Dario Franceschini, Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Znj. Mirela Kumbaro merr pjesë në Konferencën e Ministrave të Kulturë së vendeve anëtare në ekspozitën universale EXPO Milano 2015.

Për herë të parë në histori, me nismën e Italisë, takohen në Milano nga data 31 korrik-1 gusht 2015, ministrat e kulturës nga e gjithë bota. Konferenca Ndërkombëtare e Ministrave të Kulturës ka si temë kryesore të debatit: Kultura, si mjet dialogu mes popujve.

Këtë konferencë do ta nderojë me pjesëmarrjen e tij edhe Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi.

Konferenca, në të cilën janë të ftuar të gjithë ministrat e vendeve të pranishëm në Expo Milano 2015, si dhe përfaqësues të UNESCO-s, UNWTO, Këshilli i Evropës dhe ICCROM, është një mundësi e çmuar për të ndarë ide dhe propozime në dy çështje kryesore: mbrojtja e trashëgimisë kulturore në zonat në rrezik dhe rimëkëmbja nga fatkeqësitë natyrore. Nga Kina në Palestinë, nga Irani në Burma në Nepal, ministrat do të diskutojnë se si të mirë për të ruajtur trashëgiminë pas fatkeqësive të tilla si tërmete, dhe për ta mbrojtur kundër sulmeve terroriste.

Nisma e Ministrit Franceschini për këtë konferencë vjen si pasojë e dëmtimeve dhe shkatërrimeve të trashëgimisë kulturore në rang botëror. “ Pasojat e fatkeqësive natyrore në trashëgiminë kulturore duhet të shihen në një perspektivë globale. Kjo është një detyrë e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur, rindërtuar, rivendosur dhe për të ringjallur për mbarë njerëzimin provat më të vjetra të kulturës dhe simbolet e identitetit kombëtar”.

Ruajtja e diversitetit kulturor është hapi i parë themelor për respektin e ndërsjelltë mes popujve, ndërsa mbrojtja e zonave të trashëgimisë kulturore në rrezik është një kërkesë parësore për komunitetin ndërkombëtar”-do të jetë një nga temat kryesore të diskutimit në këtë konferencë.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se “Diversiteti i vlerave, kulturave dhe feve, bën pjesë në trashëgiminë që duam të ruajmë, sepse kjo siguron dhe ruajtjen e lulëzimin e trashëgimisë materiale e cila nuk është natyrë e vdekur por habitati njerëzor ku historia e shkuar lidhet me jetën moderne, ku bukuria dhe estetika nuk është e papajtueshme me ekonominë. Prania jonë në Expo-Milano tregon se kultura, jeta, ekonomia dhe politika nuk janë të papajtueshme, përkundrazi!”.

Duke folur për rolin e kulturës si një instrument që ka forcën të ndikojë sistemet e pushteteve, madje edhe ato antidemokratike, Ministrja Kumbaro theksoi në fjalën e saj se “ Kultura është ajo vlerë themelore që nuk na tradhëton asnjëherë dhe pikërisht për këtë ajo meriton vendin e nderit, por jo vetëm për këtë. Kultura meriton vendin e nderit, sepse sot shoqëria ka nevojë për forcën e kultures”.

Kërcënimet janë në fakt në rend të ditës: shkatërrimi i Budës së Bamiyan në vitin 2001 nga talebanët në Afganistan, denoncimet e fundit nga drejtoresha e UNESKO-s Irina Bokova, e cila flet për “spastrimin etnik” që po zhvillohet në zonat e Irakut në duart e ISIS, siç edhe konirmohet nga arkeologu Daniel Morandi Bonacossi. Pa llogaritur edhe fatkeqësitë natyrore si tërmeti i fundit në Nepal, etj.

 

Ministrja Kumbaro shtoi më tej në fjalën e saj se “Ekonomia, mjedisi dhe stabiliteti shoqëror nuk mund të qëndrojnë pa kulturën e cila garanton harmoninë nëse e përdorim në mënyrë inteligjente ashtu sikurse mund të pjellë konflikte e katastrofa nëse e keqpërdorim. Akoma më e rëndësishme bëhet kjo në vende të vogla ku vështirësitë zmadhohen sa më periferike të jenë ekonomitë”.

Ajo vlerësoi lart rolin e kulturës si mjet dialogu në Shqipëri duke shtuar se “Shqipëria është një vend i pasur me histori e pasuri kulturore por që po mëson çdo ditë leksionet e emancipimit demokratik. Liria nuk është e lehtë për t’u jetuar, kjo duhet nxënë, madje edhe duke gabuar. Por ajo që e bën të veçantë Shqipërinë është se diversiteti dhe bashkëjetesa e kulturave dhe e feve është pjesë e së përditshmes dhe e historisë, gjendet te çdo shqiptar. Detyra jonë është ta njohim, ta promovojmë, ta kthejmë në forcë dhe në motor zhvillimi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin. Kjo është Shqipëria që Papa Francesku e përzgjodhi si vendin e parë për të nisur vizitat në Europë”.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilloi takime me homologët e saj të kulturës, ministrat e Italisë, Bullgarisë, Polonisë, etj. Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Irini Bokova përgëzoi Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë për arritjet e deritanishme në dy qytetet, Berat dhe Gjirokastër dhe konfirmoi angazhimin në ekspertizë të UNESCO-s për hartimin e zgjidhjes më të mirë të infrastrukturës pedonale të Gjirokastrës.

Ministrja Kumbaro dhe ministrat e tjerë pjesëmarrës në konferencë vizituan Qendrën e Artit Bashkëkohor të Fondacionit Prada, ku u takua me presidentin Patrizio Bertelli dhe arkitektin Rem Koohlaas, kuratori I Bineales së Arkitekturës, Venecia 2014, i cili i shoqëroi në Ekspozitën e Artit Bashkëkohor, e hapur këtë vit, e cila dëshmon sesi trashëgimia industriale kthehet në art bashkëkohor.{:}