Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Nga data 2 deri më 8 qershor, më e mira e kulturës italiane frymoji në disa qytete të Shqipërisë.
Nëpërmjet aktiviteteve të larmishme festuam këtë kulturë kaq të pasur në çdo fushë e disiplinë të saj dhe për të cilën gjithë bota është frymëzuar.

Java Kulturore Italiane u çel me një event madhështor që festoi historinë, kulturën dhe trashëgiminë. Në kuadër të 100 vjetorit të zbulimit të Parkut Kombëtar Arkeologjik të Butrintit, festuam me një shfaqje artistike që zgjoi gurët e antikitetit nga gjumi i thellë. Grupi artistik “Artemis Danza”, solli në skenë 4 aktet e veprës operistike “Voci di Donne”, të kompozitorit legjendar Puccini. Ky interpretimin muzikor, koreografik, vizual ishte tepër emocionues dhe për t’u mbajtur mend.