Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6986]

“Jazz in Albania”, rikthehet në edicionin e tretë  më 22 korrik në Tiranë.

Kjo maratonë e muzikës jazz do të zhvillohet në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë.

Festivali i Jazz-it nis në Tiranë dhe do të udhëtojë për në Korçë, Shkodër, Apolloni dhe Porto-Palermo. Janë nëntë grupe muzikore që vijnë nga Austria, Çekia, Gjermania, Greqia, Italia, Izraeli, Turqia, Zvicra dhe Shqipëria, që do të ofrojnë ritme të jazz-it që nga ato ballkanike, përpunimet e muzikës tradicionale shqiptare etj. Shqipëria përfaqësohet nga kuarteti i Genti Rushit i cili ka një aktivitet të gjerë brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim me Elina Dunin, Thomas  Hufschmidt (Gjermani), Rona Nishliu etj. Ky kuartet krijon një stil unik muzikore përmes përzierjes së ngjyrave muzikore me bazë në jazz. Çdo melodi e thjeshtë transformohet dhe rritet përmes improvizimit.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.{:}