Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6834]

Edicioni i parë i Jazz & Wine International Festival do të zhvillohet më 5-6 shtator, 2014 në qytetin e Beratit. Organizatorët mendojnë se këtu nis rrugëtimin një festë e verës (në formën e një Panari) dhe i muzikës jazz në këtë qytet, festival që me lartëpamësi  “dëshirojmë të kthehet në një ritual të përvitshëm në një qytet tjetër të Shqipërisë”. Ky festival, i pari i këtij lloji në Shqipëri do të vazhdojë dialogun e nisur me vendet amë për një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshem, duke hulumtuar vlera të spikatura kulturore muzikale dhe zhvilluar ato për brezat e rinj.

Jazz&Wine do të prezantojë shembujt e mirë të stileve muzikore dhe trajtime të reja artistike. Sjellje të performacave të bandeve ku muzikalisht kanë gjetur paralele stilistikore me etno elementët vokale & instrumental me kulturat e huaja.

Një nga synimet e festivalit është ringjallja e muzikës Bizantine (himne të Jan Kukuzelit) duke e bërë kompatibël me tingullin modern  dhe aktual të kohës, duke i ruajtur origjinalitetin por dhe manifestuar vlera të lashta muzikale të kulturës sonë për një publik më të gjerë dhe atij të huaj.Të gjithë grupmoshat janë të mirëpritura. Ky event do të jetë i përvitshëm.

Përse nis në qytetin e Beratit? Përse zhvillohet në muajin shtator?

Eda Zari (Festival Founder & Producer) artistja që lidh botën shqiptare të muzikës me atë ndërkombëtare, e ka një përgjigje artistike dhe historike.

Për shkak të rëndësisë historike dhe kulturore në botë, qyteti i lashtë muze i Beratit është titulluar ”Trashëgimi Botërore“ nga UNESCO. Berati është i pasur në art, muzikë, kulturë, kuzhinën tradicionale, kulinarinë e verës si dhe është mbartës i plot miteve dhe legjendave të popullit shqiptar ndër shekuj! Gjithashtu, një ndër arsyet kryesore për ta nisur këtë edicion internacional kulturor në Berat është, sensibilizimi qytetar ndaj vlerave të rralla historike e muzeale që ky qytet trashëgon brez pas brezi. Ne duhet t’u lëmë brezave jo kopjen e fotografisë së Beratit, por vlerat reale të tij. Ky edicion do të manifestojë ngjizjen e elementëve të dy botëve magjike muzikale që tashmë janë titulluar ”Trashëgimi Botërore“ nga UNESCO, Jazz – i dhe Iso Polifonia jonë! UNESCO festoi më 30 prill 2014 ”International  Jazz Day“ edicionin e III-të, në Osaka të Japonisë, përvjetorin e dhënies së titullit Muzikës Jazz në botë! Po ashtu dhe Iso – Polifonia Shqiptare, feston denjësisht e plot merita të larta, më 5 nëntor 2014 përvjetorin e 9-të të marrjes së titullit “Kryevepër e paprekshme e trashëgimisë gojore “ nga UNESCO! Nëpërmjet këtyre dy stileve të nivelit botëror muzikal, miliona njerëz kanë kënduar dhe ende i këndojnë sot dëshirës së tyre për liri, dashurisë, tolerancës dhe dinjitetit njerëzor. Edicioni i parë, Dialog Festiv „JAZZ & WINE“ sjell gjithashtu në vëmendje dhe manifeston në Panairin e verës, produktet më të spikatura të verës shqiptare dhe rajoneve qendrore Jugore të Shqipërisë e Kosovës të cilat konkurojnë dhe në tregjet e huaja me sukses.

”Kulturat e mëdha nuk kanë nevojë të shfaqen në Metropole!” Vasil Tole

Ky slogan na motivoi të ndërmarrim këte iniciative për të nisur një edicionin Dialogu Kulturor në një djep të lashtë si Berati!

 

Synimet e Festivalit

1. Sensibilizimi qytetar ndaj vlerave të ralla historike e muzeale që Berati trashëgon, si dhe dëshmitë reale të bashkëudhëtimit tonë evropian në shekuj, kjo do te paraqitet edhe nëpërmjet konceptit muzikal: Muzika bizantine në bashkëbisedim me Jazz-in!

2. Synohet shpalosja e potencialeve muzikale të dy zhandrave Jazz & Iso – Polifoni në dialog, duke u realizuar me pjesëmarrjen e artistëve të renomuar Internacional dhe artistë të trojeve shqipëfolëse.

3. Synohet, prezantimi i segmentit ekonomik siç është kulinaria e verës, në sezonin e festës së verës (sezon i cili ka frekuentim të lartë turistik) dhe shtypjes së rrushit, ritual tashmë praktikuar prej një pesëvjecari në këtë rajon e më gjerë.

 

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës

Berat, 5,6 shtator, 2014{:}