Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

I japim sot rrugë Tetorit të Librit në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, Shoqatën e Botuesve të Shqipërisë, Fakultetin e Histori Filologjisë, Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë, Ambasadën Gjermane, Teatrin Kombëtar, të gjitha bashkitë që i bashkohen këtij muaji, e mbi të gjitha poetë, shkrimtarë, përkthyes e botues, që i japin kuptim këtij muaji.

“Edhe pse leximi është një proces individual, që shijohet në qetësi, ne duam që ta nxjerrim nga ajo koraca e vetmisë,  për ta bërë një motiv të bukur për të qenë sëbashku, për të shijuar kënaqësinë që të jep të lexuarit; të ndarit të ndjesive të përjetuara; të ndarit të botëve që kemi zbuluar; të personazheve që kemi njohur; për ndryshimin që jeta jonë ka pësuar, qëkur mori në dorë librin e parë.

Dhe do të dëshiroja që të gjithë të bëheshit pjesë e këtij muaji, i cili ka vend për tëgjithë”, u shpreh Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në ceremoninë e hapjes së muajit të leximit.

Kalendari do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, madje edhe në përfaqësitë  diplomatike, kudo në botë.

Kudo do të mblidhen grupet e leximit për të diskutuar për librat e preferuar, do të zhvillojmë lexime me nxënës shkollash, promovime librash, ekspozita, konferenca shkencore në një nivel më të ngritur akademik..

Motoja e këtij viti është “Lexo shqip” dhe promovon letërsinë shqipe, shkrimtarët shqiptarë, ata klasikë dhe bashkëkohorë.

Gjatë këtij muaji do të dhurohen libra për pasurimin e bibliotekave të rretheve, bibliotekave të shkollave, tre bibliotekave universitare, por edhe në institucioneve të vuajtes së dënimit, spitale..{:}