Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Kalendari Mujor i Aktiviteteve 2024!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bën të ditur kalendarin mujor të aktiviteteve kulturore të muajit maj, për vitin 2024, duke nisur që nga data 9 deri më 31 Maj. Në këtë kalendar është parashikuar një gamë e gjerë aktivitetesh duke vendosur në skenë shfaqje artistike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë grupmosha të ndryshme.

Ky kalendar fton çdokënd për të qenë sa më afër botës së artit e gjithashtu për të jetuar eksperienca plot emocione dhe të paharrueshme. Një udhëtim në historitë e baletit klasik, ansamblit popullor, e për të vazhduar më tej me aventurat e “Princit të vogël”, shfaqjet spektakolare të Cirkut Kombëtar dhe shumë aktivitete të tjera për të gjithë publikun.

Më poshtë do të gjeni dhe kalendarin e aktiviteteve Maj 2024.
https://www.instagram.com/p/C61HdHttXMZ/?img_index=1