Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Romancë”  titullohet koncerti recital i pianistes Dhurata Lazo, i cili do të mbahet në qytetin e Kanës në teatrin Espance Miramar. Koncerti prezanton interpretime pianistike të kompozitorëve shqiptarë Çesk Zadeja dhe Tonin Harapi dhe muzikë nga Frederik Chopin. Artistja është shprehur se ky është një koncert bamirësie, të ardhurat e të cilit do të shkojnë në ndihmë të familjeve në vështirësi ekonomike në Shqipëri.
Koncerti organizohet nga shoqata “Miqtë e Shqipërisë” në Francë. Koncertin e nderon me pjesëmarrjen e tij Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Monako, Giuseppe Durazzo.

Rue Pasteur , Cannes, 26 prill 2015, ora 18:00{:}