Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Pas më shumë se 30 vitesh, kanë rifilluar gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër janë në ditën e tretë të gërmimeve, të cilat do të vijojnë përgjatë gjithë muajit Korrik.

Gërmimet synojnë të identifikojnë fazat më të hershme të ndërtimit të kalasë, duke kontribuar në pasurimin e njohurive shkencore dhe të ofertës kulturore për vizitorët.

Zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë (shek. V–VI pas Kr.), si dhe materiale të tjera karakteristike të kësaj kohe, prova të rëndësishme që dokumentohen për herë të parë dhe që hedhin dritë mbi origjinën e monumentit.