Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja e Kulturës ndoqi nga afër punimet në fazën e fundit të qendrës së artit mesjetar, Muzeu i ardhshëm i ikonografisë. Ndërkohë Drejtoria e muzeve kombëtarë në Korçë po përgatitet për zhvendosjen e koleksionit të jashtëzakonshëm, që kërkon një teknologji dhe ekspertizë të veçantë. Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ambasadën Franceze ka një vit që punon me ekspertë francezë të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë në Francë për këtë qëllim. Ky muze do të jetë një institucion i vërtetë muzeal por edhe qendër restaurimi dhe trainimi për ikonat dhe artefaktet e periudhës mesjetare, thesare të kulturës kombëtare shqiptare. Është bërë një punë e shkëlqyer dhe në gjysmën e dytë të vit{:}