Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Këtë fundjavë Ministrja e Kulturës ndodhej në Korçë për të inspektuar kantieret e kulturës. Me Drejtorinë Rajonale të Kulturës dhe Drejtorinë, e shoqëruar nga drejtoresha e Teatrit Zamira Kita, ajo vizitoi kantierin e rindërtimit të Teatrit të Korçës Andon Zako Çajupi, bashkëfinancim i Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Korçë, për të ndjekur përparimet dhe ritmin e punimeve në një nga teatrot më interesantë të vendit, që do të krijojë kushte krejt të reja dhe moderne për trupat teatrale por edhe për spektatorët, me një auditor prej 450 vendesh. Projekti i rindërtimit të teatrit të Korçës është pjesë e programit të Qeverisë shqiptare në investimet kulturore urbane.{:}