Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një thesar i vyer i historisë sonë me mbi 2400 objekte arkeologjike po i kthehet Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Me përfundimin e restaurimit brenda vjeshtës, këto pasuri do të ekspozohen në pavione tërësisht të reja dhe kushte bashkëkohore të konservimit.

Punimet përfshijnë jo vetëm krijimin e hapësirave ekspozuese të standardeve ndërkombëtare, por edhe rikualifikimin e plotë të oborrit të muzeut, që do të shndërrohet në një mjedis tërheqës për vizitorë, aktivitete kulturore dhe edukative.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të kthehet në një pikë referimi për studiuesit dhe dashamirësit e historisë, si edhe një nga atraksionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri.

Video, kliko këtu!