Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Këtë javë Teatri i Korçës “Andon Zako Çajupi” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar, me aktorët Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Blerta Belliu, Mateus Frroku.

“Kapitulli i dytë”- ishte, në një farë mënyre një kthesë për Simonin, momenti kur ai filloi të cilësojë jetën e tij si diçka më shumë sesa një justifikim qesharak. U shkruajt për nder të Marsha Mason, gruas së tij të dytë ,që e mirëkuptoi dhimbjen e tij të stër zgjatur për vdekjen e gruas së tij të parë.

Ka diçka vërtetë shumë të dhimbshme këtu, që rrotullohet përreth një njeriu që mundohet të pajtohet me vdekjen, më shumë sesa me fillimin e një jete të re”. Shfaqja është realizuar nga regjisori Qëndrim Rijani, skena nga Beqo Nanaj.{:}