Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Këndvështrime” quhet ekspozita që hap për publikun hollin e Kryeministrisë ditën e shtunë, më 29 nëntor 2014.
70 vjetori i Çlirimit vjen përmes artit pamor dhe instalacioneve për të mbajtur gjallë kujtesën historike dhe për të folur në gjuhën e kulturën e së tashmes.
Interpretime estetike të ngjarjeve dhe përjetimeve që lidhen sidualizëm, sidialog.
Pjesa e parë sjell luftën çlirimtare, sipas këndvështrimit të ideologjisë së viteve që pasuan, duke lënë gjurmë që nuk u zhdukën, (dhe më pas, jo rrallë edhe u paragjykuan), por që 70 vite më pas, mbeten dëshmitarë të kontekstit historik,dhe shënjuan kujtesën artistike të një kombi, sepse arti është një formë komunikimi mes brezash, një dëshmi e lënë nga një brez për t’u njohur më pas nga të tjerët.
Ndërsa pjesa e dytë e ekspozitës përqëndrohet tek vepra të artistëve shqiptarë dhe të huaj krijuar pas vitit 1990. Ndërtuar si një mikrokozmos më heterogjen, me një arkitekturë më pak solide, kjo pjesë e ekspozitës paraqet mundësinë e një përballjeje stilistik edhe shprehimore me veprat e pjesës së parë.
Ekspozita “Këndvështrime” do të jetë e hapur deri më 5 dhjetor.{:}