Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

70 vjetori i Çlirimit vjen përmes artit pamor dhe instalacioneve për të mbajtur gjallë kujtesën historike dhe për të folur në gjuhën e kulturën e së tashmes.Interpretime estetike të ngjarjeve dhe përjetimeve që lidhen sidualizëm, si dialog. Pjesa e parë sjell luftën çlirimtare, sipas këndvështrimit të ideologjisë së viteve që pasuan, duke lënë gjurmë që nuk u zhdukën, (dhe më pas, jo rrallë edhe u paragjykuan), por që 70 vite më pas, mbeten dëshmitarë të kontekstit historik dhe shënjuan kujtesën artistike të një kombi, sepse arti është një formë komunikimi mes brezash, një dëshmi e lënë nga një brez për t’u njohur më pas nga të tjerët. Pjesa e dytë e ekspozitës përqëndrohet tek vepra të artistëve shqiptarë dhe të huaj krijuar pas vitit 1990.Ndërtuar si një mikrokozmos më heterogjen, me një arkitekturë më pak solide, kjo pjesë e ekspozitës paraqet mundësinë e një përballjeje stilistike edhe shprehimore me veprat e pjesës së parë.

29 nëntor- 5 dhjetor, holli Kryeministrisë, orari i vizitave 10.00-16.00, hyrja falas{:}