Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

E ardhmja e kinemasë dhe audiovizualit: sfida, vizion dhe mundësi. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ju fton në një dëgjesë publike me komunitetin e kinematografisë, audiovizualit, industrive kreative dhe publikun e gjerë, për të diskutuar së bashku mbi sfidat, reformat ligjore dhe drejtimet e ardhshme të këtij sektori.

Data: 2 qershor, Ora: 11:00

Vendi: Kinemaja, Piramida e Tiranës

Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve publike, profesionistë të industrisë së filmit dhe medias, regjisorë, producentë, studiues, studentë dhe dashamirës të kinemasë shqiptare.

Zëri juaj ka rëndësi – Ejani të kontribuojmë së bashku për një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e kinemasë dhe audiovizualit në Shqipëri