Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit Kontemporan – Skampa  në edicion e 17-të

 

 

11 performanca teatrore nga rajoni e bota me pjesëmarrjen e rreth 120 artistëve nga  Shqipëria, Kosova, Franca, Turqia, Zvicra, Belgjika, Greqia, Kroacia jo vetem ne  Elbasan por dhe ne Tiranë dhe Progradec. Dy punëtori  tematike dhe tavolinë e rrumbullakët rreth kulturës teatrore  në kuadrin evropian.

Edicioni i 17 – të  i Festivalit Teatror  Ndërkombëtar  Kontemporan – Skampa 2015  është ngjarje kulturore  e cila mëton përfaqësimin e kulturës sonë në rrafsh kombëtar dhe  ndërkombëtar, meqë teatri është promotorr i zhvillimeve integruese në zhvillimet dhe përafrimet e realiteteve bashkëkohore brenda teatrit dhe kulturës evropiane.

Mbajtja e  Festivalit Teatror  Ndërkombëtar  Kontemporan – Skampa 2015, është praraparë në Edicionin e 17 – të  të tij si një Koloni e Teatrit Alternativ; me synim zgjerimin e  mundësisë performuese  përmes lëvizjes  së artistëve përtej qytetit, Elbasanit. Kjo vjen si një realitet i mjaft ngjarjeve ndërkombëtare në fushën e teatrit dhe kulturës evropiane.

Në 6 netë  të festivalit nga data 25 -31 do të performojnë  11  trupa teatrore nga Shqipëria, Kosova, Franca,Turqia, Kroacia, Greqia,Belgjika.

Mbi 120 artistë dhe specialistë të teatrit do të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje të teatrit ndërkombëtar Omar Topcu, drejtor artistik i Teatrit Shtetëror të Bursës,Turqi do të jetë  një nga specialistët e ftuar në këtë  edicion me mediume në Elbasan dhe Tiranë.

Profili i festivalit,  si një  festival i hapur ndaj alternativave dhe kërkimit bashkëkohor teatror afron hapësira e mundësi performuese në favor të  zgjerimit të audiencave e lokacioneve të ndryshme.

Një pjesë e trupave teatrore do munden  të performojnë  veç qytetit    të  Elbasanit  edhe

në Tiranë apo Pogradec.

Pjesë e performimit  do të jenë  edhe skena të tjera jashtë Teatrit “Skampa” duke afruar spektatorin në skena improvizuese si Tulla Culture Center, Tiranë, etj.

Mjediset e  Universitetit “Aleksandër  Xhuvani”, Universitetit të Arteve, Universitetit Europian të Tiranës, Teatrit Metropol, Tiranë  do të jenë  mediume e hapësira në shërbim të spektatorit dhe debatit mbi teatrin.

Si  një festival tematik përgjatë  17 viteve  jetë skenike, festivali ka trajtuar – ideuar këto tema: “Tolerancë”, ”Provokacion”, “Format e reja” ,”Pertej kufinjëve”, ”Arkitektura e ndjesisë“ etj .Edicioni i 17 – të  është  ideuar  me temën “Dialog”.

Festivali

Festivali i Teatrit Bashkëkohor – “Skampa ’99”  u jetësua 17 vite me parë nga një grup artistësh të teatrit në themelet e qytetit të Elbasanit, si festival i parë ndërkombëtar i teatrit në Shqipëri, në mbeshtetje të ish Ministrit të Kulturës          Z. Edi Rama – sot, Kryeministër i Shqipërisë.

Në Festivalin – SKAMPA, deri më sot, kanë performuar  rreth 190  trupa  teatrore nga vende të ndryshme të botës si: Shqipëria, Kosova, Italia, Gjermania, Anglia, Rusia, Holanda, Polonia, Cekia, Hungaria, Spanja, Belgjika, USA, Argjentina, Sebia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Moldavia, Romania.

Mbi  65 000 spektatorë, rreth 2300 artist nga mbarë bota, aktorë, regjisorë, kritikë kanë jetësuar idetë e tyre inovative në raport me rrjedhën e teatrit kontemporan.

Skampa’’ ka shërbyer si platformë ndër-kulturore dhe shumë-gjuhësore. Festivali është anëtar  i rrjetit ndërkombëtar teatror .Përmes kësaj ngjarje teatrore   rivitalizohen  vlerat dhe  njëkohësisht  rritet  roli i dialogut ndërkulturor në zbulimin e përvojave historike, kulturore dhe artistike  për të ndarë me botën.

25 – 31 – tetor, 2015, Elbasan, Tiranë, Pogradec

Info: https://www.facebook.com/Skampafestival{:}