Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Zv.Ministrja Olta Manjani sot në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ku u miratuan ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria, të cilat hapin rrugë për njohjen automatike të periudhës së vjetërsisë në punë, për efekt pensioni të punonjësve në ish-ndërmarrjet shtetërore, institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore para vitit 1994.
Ky projektligj synon të rregullojë efekte të mbartura që kanë lindur për shkak të mungesës ose problemeve me dokumentacionin e periudhave të punës për qytetarët që kanë të drejtë për pension. Ky ligj do të adresojë mungesat e të dhënave, identitetet e pasakta, fletët e dëmtuara dhe probleme të tjera që e kanë bërë të pamundur njohjen e periudhave të punës për qytetarët që kanë punuar nga mosha 18 vjeç, apo nga data e mbarimit të shkollës së lartë në:
– Institucionet dhe ish-ndërmarrjet shtetërore deri më datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7703/1993.
– Ish-ndërmarrjet bujqësore deri më datën e hyrjes në fuqi të VKM nr. 452, datë 17.10.1992, “Për ristrukturimin e Ndërmarrjeve Bujqësore”, i ndryshuar.
– Ish-kooperativat bujqësore deri më datë 19.7.1991, që është data e hyrjes në fuqi e ligjit nr. 7501 “Për Tokën”, i ndryshuar.
– Përfitimet për qytetarët:
– Njohja e periudhave të punës që janë të pamundura për t’u dokumentuar administrativisht.
– Mundësia për të përfituar një pension të paktën sa masa e pensionit social.
– Reduktimi i kostove financiare për qytetarët përmes eliminimit të nevojës për ndjekjen e procedurave gjyqësore, duke mundësuar një proces më të thjeshtë dhe pa kosto shtesë për njohjen e periudhave të punësimit.
Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar një sistem më të drejtë për çdo qytetar që ka kontribuar!