Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Drejt përfundimit projekti Artvision- A live Art Channel, projekt qe ka filluar dy vite më parë si pjesë e IPA Adriatic Cross-border Cooperation Programme. Rezultatet e projektit do të paraqiten të enjten 28 maj në Cetinje (Mali i Zi) gjatë eventit përfundimtar.

 

 

Një sfidë në emër të artit, një projekt i komunikimit kulturor, një mënyrë e re e të shikuarit Adriatikun me synim bashkëpunimin dhe shkëmbimin e veprave të artit dhe artistëve, të gjuhëve dhe formateve, të vizionit e artit brenda artit; kjo është ArTVision – A live Art Channel, një projekt i bashkë-financuar nga Programi IPA Adriatik CBC 2007-2013.

E udhëhequr nga Rajoni Pulia – Sektori i Politikave për Promovimin e Territorit, Njohurive dhe Talentin, me përkrahje teknike nga Fondacioni Apulia Film Commision, ajo përfshin një partneritet të gjerë i cili, duke filluar nga Rajoni Pulia (Itali) përfshin Shqipërinë, Malin e Zi, Primorje-Gorski Kotar (Kroaci) dhe Rajoni Veneto (Itali). Zemra e këtij projekti është prodhimi i “rrjetit” të parë të strukturuar të komunikimit artistik transmedial në zonën e Adriatikut, në gjendje të tregoj imazhe që vijnë direkt nga kufijtë e reja të artit bashkëkohor. Shqipëria përfaqësohet nga Ministria e Kulturës si partner institucional dhe nga Universiteti i Arteve si partner teknik.

Pesë trupa televizive të specializuara u krijuan në Shqipëri, Kroaci, Mal i Zi dhe Rajonin Veneto, të koordinuara nga trupa e Rajonit Pulia. Trupat, të përbëra nga profesionistë dhe artistë të rinj, kishte objektivin e transmetimit të vizionit të “artit për artin”, përmes prodhimit të reportazheve, projekteve audiovizive, the lajmeve të përditësuara për artin në Adriatik.

Rezultatet përfundimtare do të diskutohen më 28 maj në ambientet e Ministrisë të Kulturës të Malit të Zi. Në konferencën për shtyp (ora 10) do të jenë të pranishëm përfaqësues të gjithë partnerëve të projektit, kurse në vijim (ora 11) do të shpalosen aktivitetet e kanalit ArTVision, 138 produktet audiovizive dhe 15 filmat e shkurtër të ideuar nga regjisorë profesionistë, si dhe eventet e shumta artistike dhe kulturore (ekspozita “Coexistence: for a new Adriatic Koine”, Light Residence, Future Search Conference, pjesëmarrja në festivale ndërkombëtare), si dhe një bashkëbisedim me artistë malazez si Aleksandar Duravcevic .

Por mbi të gjitha do të nënvizohet se si ArTVision ka krijuar një pikënisje për një mënyrë të re për të hartuar dhe shpërndarë kulturën dhe artin bashkëkohor, falë prodhimeve audiovizive por edhe  lëvizjes të artistëve, trajnimin në terren, publikimet, dokumenteve të politikave mbi temën e politikave kulturore, ku organe publike dhe private kanë qenë të angazhuar në një dialog të vazhdueshëm dhe të gjallë, me qëllim përhapjen e vizionit të artit në një audiencë sa më të gjerë dhe për të krijuar një shkëmbim të vazhdueshëm mes artistëve të ndryshëm, me qëllim të krijimit të një gjuhë të përbashkët dhe një mënyrë të re të bashkëpunimit.

 

Në këtë drejtim, në mënyrë që të mund të vazhdohet së bashku në rrugën e ndërmarrë, partnerët tashmë janë duke punuar me idenë e të pasurit një arTVision TV  të ngritur si një subjekt juridik i pavarur, dhe me mundësinë e vazhdimit të projektit në kuadër të periudhës të programimit Evropian 2014-2020.

 

Për detaje të mëtejshme të projektit, ju lutem vizitoni

www.artvision.agency

www.facebook.com/artvisionproject

www.youtube.com/user/arTVisionchannell

www.twitter.com/arTVisionAgency{:}