Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Koncert në Gur“ është konceptuar si një seri aktivitetesh që do të shvillohen përgjatë datës 15 dhe 16  korrik 2016, në kuadrin e 11- vjetorit të hyrjes së Gjirokastrës në listën e trashëgimisë kulturore, në UNESCO. Organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Gjirokastër, ky aktivitet është konceptuar si një varg ngjarjesh kulturore, tradicionale, muzikore dhe argëtuese që do të zhvillohen në qytetin e Gjirokastrës.

Qyteti i Gjirokastrës, për shkak dhe të anëtarësimit në UNESCO, është një nga qytetet më të vizituara nga turistët. Ky do të jetë një rast për ta prezantuar edhe më mirë qytetin e gurtë të shumë figurave të njohura, ndër ta Ismail Kadare, i cili është përmendur nga organizatorët që në emërtimin që ka marrë kjo ditë “Koncert në Gur”, që të kujton romanin dedikuar Gjirokastrës, “Kronikë në gur”. Sot, qyteti nderohet edhe me Shtëpinë Kadare, një pikë e rëndësishme e vizitueshme e trashëgimisë kulturore, e cila u përurua në janar të vitit 2016.

11 VJET GJIROKASTRA NE UNESCO

PAZARI I VJETËR

15 Korrik, Ora: 20:00

 

– Dj Cool

– Funky Villainz

– Positive Cuts

 

KALAJA E GJIROKASTRËS

16 Korrik, Ora: 20:00

 

– Asgjë Sikur Dielli

– Dren Abazi & Zig-Zag Orchestra

– Peter Pan Complex

 

Kremtojmë së bashku festën e Gjirokastrës.

15, 16 korrik 2016, Gjirokastër{:}