Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Koncert në gur” ishte festa që gjallëroi Gjirokastrën dhe i mblodhi gjirokastritët dhe turistët në Qafën e Pazarit dhe në Kala në datat 15 dhe 16 korrik, për të shenjuar 11-vjetorin e hyrjes së qytetit të gurtë në UNESCO. Si në rastin e Festivalit Folklorik dhe në të gjitha ngjarjet kulturore që organizojmë në skenën e hapur të perlës së Jugut, Gjirokastra tregon jo vetëm shpirtin e gjallë por edhe mundësinë e jashtëzakonshme për të turizëm dhe zhvillim. Këtë theksoi edhe ministrja Mirela Kumbaro në takimin me mediat ku tregoi gjithashtu për projektet dhe investimet që nisin në vjeshtë në Gjirokastër për restaurimin e Pazarit. Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Gjirokastrës si bashkorgani

 {:}