Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, Institutin Italian të Kulturës dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, organizon në Pallatin e Brigadave konferencën :”E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e një trashëgimie”

Me pjesëmarjen e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, ambasadorit italian në Shqipëri, z.Massimo Gaiani, Kryetarit te Bordit të AADF-së z. Michael Granoff, etj.

Në konferencë marrin pjesë profesorë dhe kërkues shkencorë nga univertistete të Italisë dhe Shqipërisë, si dhe të “Centro Nazionale della Ricerca” (Qendrës Kombëtare të Kërkimit). Pas një prezantimi mbi të dhënat historike dhe arkitektonike të Pallatit, subjekt i konferencës do të jenë ndërhyrjet afat shkurtër
dhe afat gjatë mbi restaurimin dhe ruajtjen që do të duhet të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur. Aparaturat e avancuara teknologjike të përdorura për herë të parë në Shqipëri gjatë këtij hulumtimi të rëndësishëm shkencor për statusin fizik të monumentit treguan për pjesë të degraduara të Pallatit të cilët nuk kanë rezistuar ndaj viteve dhe kushteve të motit.
Pallati i Brigadave reflekton më së miri kontributin e veçantë dhe aftësinë e arkitektëve italianë që punuan në Shqipëri në vitet 1930-1940 për projektimin dhe realizimin e saj. Kjo godinë mbreslënëse, e projektuar nga Giulio Bertè si “Vila Mbretërore” e monarkut të Shqipërisë Ahmet Zogu në 1936, më pas, e kompletuar në mënyrë përfundimtare në 1939 – 41 nga Gherardo Bosio dhe që në ditet tona njihet si “Pallati i Brigadave”, kërkon me domosdoshmëri një rivlerësim të menjëhershëm dhe një rivitalizim të potencialit të madh që fsheh përbrenda e
përreth saj pas kaq vitesh konservimi.

Studimi dhe diagnostifikimi u krye me kontributin e ekspertëve në këtë projekt: Instituti për Ruajtjen dhe Vlerësimin e Trashëgimisë Kulturore, në Firence dhe Universiteti i Firences, duke ndjekur kështu gjurmët italiane në këtë monument shqiptar.
Bashkëpunuan në këtë fazë të projektit, arkitektët shqiptarë, Armand Vokshi nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe Arta Dollani, drejtoreshë e Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Ndërhyrja e AADF-së në Pallatin e Brigadave është pjesa e parë e një projekt-koncepti më kompleks, që synon të shndërrojë Pallatin në një objekt tërheqës për turistë. Kjo fazë e parë – Analizë diagnostikuese e infrastrukturës – ofroi të dhëna të rëndësishme paraprake analitike në ndihmë të një vlerësimi të saktë të situatës aktuale të strukturës fizike të Pallatit dhe për një identifikim të nevojave të sakta për një rehabilitim të mëvonshëm. Informacioni i mbledhur do të shërbejë si bazë për hartimin e projektit, planit të biznesit dhe punimet rinovuese në strukturën fizike.

Pallati i Brigadave : “E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e një trashëgimie”.

E hënë 13 prill, ora 9:30 – 12:00{:}