Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Që nga viti 2000, më 26 prill të çdo viti, të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara festojnë Ditën Botërore të pronësisë Intelektuale, me qëllim promovimin e IP si një mjet civilizimi i fuqishëm që ndikon në rritjen ekonomike të një vendi.

Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes organizojnë Konferencën Kombëtare me sloganin “Reforma në sistemin e Pronësisë Intelektuale – Sfidë, angazhim për Integrimin Evropian si dhe zhvillimin ekonomik të vendit ”.

Pjesë e kësaj konference do të jenë përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore, përfaqësues të Trupit Diplomatik në Tiranë, sipërmarrja e lirë, autorë, krijues, grupe të caktuara interesi, Institucione të Arsimit të lartë  etj.

26 prill, Ora 09:30, Hotel “Tirana International” – Salla “Balsha”.

{:}