Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Njoftim per shtyp – Konkurs kombetar.docx

PROGRAMI 24prill 2015

Më datë 22 prill 2015 ora 10:00 në ambjentet e Tirana International Hotel salla “Abret”, Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, dhe  Zyra Shqiptare së të Drejtës së Autorit organizuan Konferencën Kombëtare me moton “Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale ndihmon kulturën, integritetin dhe ekonominë e një Kombi”.
Kjo konferencë është pjesë e fushatës promovuese të organizuar nga DPPM dhe ZSHDA me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit sa i përket Pronësisë Intelektuale në Shqipëri.

Në këtë panel do të jenë:
Z. Ervin Mete, Zv.Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarjes,
Z. Henry V. Jardine, Zv. Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Z. Yngve Engstrom, Shef i Operimeve të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri,
Znj. Elira Kokona, Sekretare e Pergjithshme, Ministrtia e Kultures,
Z. Elvin Lako, Drejtor i Përgjitshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave dhe
Z. Evien Dako, Drejtor i Zyrës së të Drejtës së Autorit.
Pjesë e kësaj konference ishin edhe përfaqësues të intitucioneve të larta shtetërore të cilat janë pjesë e sistemit të zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale në Republikën e Shqipërisë, universitetet, sipërmarrja e lirë, autorë, krijues, përfaqësues nga grupe të caktuara interesi.

Misioni i çdo qeverie të çdo vendi të botës është që kultura dhe prodhimtaria intelektuale vendase të zhvillohet, përhapet, promovohet e stimulohet, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave efikase në funksion të respektimit të mbrojtjes së produktit intelektual.
Në vitin 2000, shtetet anëtare të WIPO-së caktuan 26 prill – ditë në të cilën Konventa e WIPO hyri në fuqi në vitin 1970 – si Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale me qëllim rritjen e të kuptuarit të përgjithshëm të pronësisë intelektuale.

Që prej këtij viti, çdo 26 prill, qeveritë dhe organizatat mbarë botës bashkohen me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale për të festuar Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe për të diskutuar për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale. Githashtu diskutojnë për përfitimet që i vijnë shoqërisë në aspektin social-kulturor, zhvillimin ekonomik dhe për arritjet dhe sfidat në këtë fushë.
Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale është njohur fillimisht nga Konventa e Parisit për mbrojtjen e Pronësisë Industriale (1883) dhe Konventa e Bernës për mbrojtjen e punëve artistike dhe letrare (1886). Këto konventa administrohen nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale.

Pronësia Intelektuale është pjesë integrale e tregtisë ndërkombëtare dhe rëndësia e saj sa vjen e shtohet. Globalizimi i tregtisë ka sjellë më vete implikime serioze në lidhje me mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave që rrjedhin nga Pronësia Intelektuale.
Globalizimi i ekonomisë dhe rritja shumë e shpejtë e teknoligjisë dixhitale dhe Internetit ka patur një efekt të përgjithshëm në mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale në mbarë botën.
Për shumë njerëz, lidhja që ekziston midis pronësisë intelektuale dhe krijimtarisë nuk është aspak e qartë. Fjala krijimatari ndjell në vetvete një botë shpikësish, artistësh, krijuesish muzikor, poetësh, etj.

Kudo që hedhim sytë, ne shohim imazhe të pronësisë intelektuale në veprim. Çdo gjë e jetës sonë të përdishme është e lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale.

Pronësia Intelektuale ndahet në dy kategori:
1- E Drejta Autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të;
2- Pronësia Industriale (patenat e shpikjeve, markat trgtare dhe të shërbimit, disenjot industriale, treguesit gjeografikë).

Demokratizimi dhe transformimi i shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare, në përputhje me vlerat dhe parimet e BE, është një objektiv kombëtar dhe si rrjedhojë instituconet Shqiptare e kanë marë këtë sfidë me seriozitet duke kontribuar secili në rrugën e antarësimit.
Shqipëria është shumë e vetëdijshme se zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale është një element thelbësor për progresin e mëtejshëm social ekonomik si dhe rritjen e nivelit të konkurrueshmërisë së vendit në tregun ndërkombëtar dhe garantimin e një mjedisi konkurrence të drejtë në tregun kombëtar. Ajo, kontribuon në krijimin e kushteve optimale për thithjen e investimeve të huaja në vend.
Pronësia Intelektuale shqiptare, si pjesë e qënësishme e kulturës kombëtare dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë, është dhe do të jetë në fokusin e Qeverisë Shqiptare dhe të Ministrive përkatëse për të përmbushur misionin dhe objektivin e saj, atë të vendosjes së saj, në shërbim të mirëqënies, zhvillimit dhe integrimit europian të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ka një vullnet të shprehur qartë të Qeverisë Shqiptare, se respektimi dhe mbrojtja e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale do të garantohet në të njëjtin nivel që garantohet në të gjitha vendet e zhvilluara të botës. Kjo fushë është prioritare për Qeverinë Shqiptare për të plotësuar të gjitha kushtet që kërkon BE, në mënyrë që të bëhemi vend anëtar me të drejta të plota.

Ky është një detyrim politik që rrjedh nga Trakatet e Konventat Ndërkombëtare , Marrëveshja e Stabilizim Asocimit në nenin 73 të saj, të shprehur dhe me hartimin e një dokumenti strategjik sic është Strategjia Kombëtare e Zbatimit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale.{:}