Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

ARTI NË KOHËN E KORONËS

 

Këshilli Indian Për Marrëdhëniet Kulturore (ICCR) ka filluar një konkurs global për pikturë “Të Bashkuar Kundër Koronës – Shprehje Nëpërmjet Artit”

 

Këshilli Indian për Marrëdhëniet Kulturore (ICCR), i Qeverisë së Indisë, fton qytetarët indiane dhe botërore të dërgojnë veprën e tyre të artit, duke shprehur emocionet, ndjenjat, idetë dhe mendimet e tyre inovative për pandeminë COVID-19, distancimin shoqëror, karantinën dhe luftën kundër virusit përmes një konkursi të titulluar “Të bashkuar kundër KORONËS – Shprehje përmes Artit.” Konkursi do të fillojë në 2 Prill 2020 dhe afati i fundit për dërgimin e punimeve është 1 Maj, 2020.

 

Këto vepra arti mund të paraqiten përmes:

  • Pikturave – në telajo / letër – vaj, bojra uji, lapsa, bojra dhjami;
  • Artit Digjital – Postera grafikë dhe Piktura.

 

Veprat e artistëve kategorizohen si më poshtë:

  • Art Bashkëkohor;
  • Arti Folklorik;
  • Karikaturat & Ilustrimet;
  • Arti Dixhital & Epokës së Re.

 

Pjesëmarrësit duhet të jenë në kategoritë e mëposhtme:

  • Artistë profesionistë;
  • Artistë Amatorë;
  • Fëmijët dhe Studentët – nën moshën 21 vjeç.

 

Punimet më të mira do të marrin çmime të mëdha, do të shfaqen online dhe në ekspozita fizike në Galeritë e nivelit kombëtar në Indi dhe jashtë saj.

Detajet dhe udhëzimet e pjesëmarrjes gjenden në:  www.iccr.gov.in

Për çdo pyetje, ju lutemi shkruani në adresën: iccr4art@gmail.com

 {:}