Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ditë e cila festohet në mbarë botën nga shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale  çdo 26 prill, Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, do të kryejë gjatë gjithë muajit prill, aktivitete të ndryshme për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare me koncepte dhe çështje të të drejtës së autorit.

Pikërisht në këtë ditë, ndër të tjera ZSHDA ka vendosur të organizojë një Konkurs Kombëtar me gjithë shkollat e sistemit  universitar, në gjithë Republikën e Shqipërisë, bazuar në njohuritë për të drejtën e autorit dhe çështjeve të caktuara të lidhura me të, me sloganin “Pirateria dëmton kulturën dhe integritetin e një kombi  – Të respektojmë të drejtat e Autorit në Republikën e Shqipërisë”.

Aktiviteti zhvillohet nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, si dhe Stafet Akademike të çdo Universiteti në Tiranë dhe në Rrethe.

Edukimi dhe imformimi për gjeneratën e re që po rritet sjell uljen e nivelit të piraterisë dhe shkeljeve ne një vend të caktuar, eksperiencë kjo e provuar në shumë vende të zhvilluara.

Ndërgjegjësimi i komunitetit dhe i shoqërisë në tërësi si dhe arsimimi në këto çështje, janë ndër shtyllat kryesore të Strategjisë Kombëtare të Zbatimit të të Drejtave të PI 2010-2015.

Sa më i madh të jetë informimi i konsumatorit për rëndësinë dhe rolin e të drejtave të PI-së, aq më i ulët do të jetë niveli i piraterisë dhe shkeljeve të tjera në vend.

Misioni i çdo qeverie të çdo vendi të botës është që kultura dhe prodhimtaria intelektuale vendase të zhvillohet, përhapet, promovohet e stimulohet, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave efikase në funksion të respektimit të mbrojtjes së produktit intelektual.

Gjatë ditës finale të konkursit do të shpërndahen çmime simbolike dhe çertifikata për vendin e parë, të dytë dhe të tretë si dhe mjaft broshura informative dhe mjete të tjera promocionale.

Ky aktivitet vjen në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ditë e cila festohet në mbarë botën nga shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale çdo 26 prill.{:}