Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Mbështetur në Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, në Urdhërin e Kryeministrit nr. 14, datë 22.01.2014 «Për miratimin e strukturës dhe organikës së Institutit të Monumenteve të Kulturës Gani Strazimiri dhe Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare » shpallim konkursin për vendin e lirë të punës Specialist i Teknologjisë së Informacionit në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Përshkrimi i punës :

Zhvillimi i sistemit të brendshëm intranet të shkëmbimit elektronik të të dhënave, krijimi dhe administrimi i bazës së të dhënave. Zhvillimi i sistemeve të reja kompjuterike. Mirëmbajtja e administrimi i rrjetit dhe i paisjeve kompjuterike të institucionit dhe përcaktimi i difekteve për ato paisje që kanë nevojë për shërbime më të specializuara. Instalimi dhe konfigurimi i sistemeve kompjuterike hardware dhe software. Asistencë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme teknike për personelin e IMK. Dizenjimi dhe administrimi i faqes së web, hedhja e informacionit etj.

1. Kërkesa të përgjithshme që duhet të plotësojnë aplikantët:
– Të jenë shtetas shqiptar. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
– Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
– Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
– Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
– Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.

2. Kërkesa të vecanta për kandidatin:
Të ketë kryer arsimin e lartë (ciklin e plote sipas ligjit nr.9741 datë 21.05.20107) për Inxhinieri Elektronike ose një nga degët e Teknologjisë së Informacionit.
Të ketë experiencë në punë të paktën 3 vjet sipas përshkrimit të punës së mësipërme, preferohet në administratë publike.Avantazh njohja e sistemeve dhe rrjetit GOVNET.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të ketë njohuri të mira në fushën e web-design-it dhe menaxhim rrjeti.
Të ketë aftësi të mira organizative, komunikimi dhe të punës në grup.

Paraqitja e dokumentave:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 10.02.2015   në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse këto dokumenta ne Adresen Rr. Aleksander Moisiu nr.76 Godina e ish Kinostudios, ose të skanuara në adresën info@imk.gov.al.

– Kërkesë për aplikim dhe një letër motivimi
– Curriculum Vitae
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
– Fotokopje e kartës ID
– Certifikata të kualifikimeve (nëse ka)
– Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit
– Fotokopje të librezës së punës
– Dëshmi të gjuhëve të huaja

Konkurimi do të bëhet në fazën e parë sipas dokumentave të paraqitura, dhe 3 kandidaturat e përzgjedhura nga faza e parë do të kalojnë në intervistën me eprorët në IMK.

DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Arta  DOLLANI
{:}