Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=7225]

Për kujtimin e 70 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Ministria e KulturësMinistria e Arsimit dhe Sportit,  Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Galeria Kombëtare e Arteve organizuan Konkursin Kombëtar për ideimin dhe krijimin e një logoje posaçërisht për këtë ngjarje. Kjo logo do të shoqërojë të gjitha aktivitetet, botimet dhe festimet që do të mbahen për këtë përvjetor gjatë vazhdimit të vitit.
Komisioni u mblodh më datë 3 qershor 2014 ora 12.00 dhe pasi shqyrtoi me vemëndje të gjitha punimet pjesëmarrëse, vuri re se pjesa më e madhe e konkurentëve e kishin kuptuar dhe paraqitur qartë grafikisht logon e 70 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. Në përgjithësi simbolet e përdorura nga pjesëmarrësit ishin flamuri, shqiponja, numri 70 dhe teksti, të realizuara sipas kërkesave të publikuara.
Vendimi unanim i Komisionit përzgjedhës për fituesin e Konkursit të Logos së 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë është për z. MARIJAN KAMSHI, nga Puka, student në Universitetin e Arteve për grafikë – 21 vjeç me këtë argumentim:
“Punimi fitues u zgjodh sepse në mënyrë harmonike përputh idenë me estetikën figurative. Logoja bashkon qartë, me harmoni dhe elegancë tre elemente: numrin 70, përkrenaren e Skëndërbeut në profil dhe tekstin “70 Vjetori i Çlirimit të Shqipërisë”. Për mendimin tonë, logoja fituese duke u mbështetur tek ngjyrat dhe simbolet kombëtare, ka një impakt pamor të menjëhershëm, të kuptueshëm shpejt dhe përcjell me dinjitet tek publiku rëndësinë e ngjarjes dhe veçantinë e saj”.
Nga organizatorët u mendua që fokusi të përqëndrohej te këndvështrimi dhe qasja artistike që i bën një gjeneratë e re shqiptarësh kësaj ngjarje, duke pasur si qëllim të njëkohshëm sensibilizimin e këtij brezi ndaj historisë tonë dhe nxitjen e tij për pjesëmarrje direkte në zhvillimet artistike. Për këtë arsye u mendua që forma më e mirë do ishte shpallja e Konkursit Kombëtar, ku do të përshiheshin nxënës të shkollave të mesme, studentë të artit dhe artistë të rinj nga e gjithë Shqipëria.
Në këtë konkurs morën pjesë nxënës, studentë të arteve dhe artistë të sapodiplomuar në Universitetin e Arteve.
Konkursi pati dy faza seleksionimi. Një fazë paraprake përzgjedhjeje u zhvillua në institucionet e arsimit parauniversitar. Në fazën përfundimtare juria shqyrtoi rreth 20 punime.{:}