Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në datë 27-29 qershor në sallën e koncerteve  “Dafinat”  tek  Qendra e Artit  “Dea” në Ksamil do të zhvillohet edicioni i 18-të i konkursit ndërkombëtar “Këngët e Tokës”. Në këtë konkurs artistik do të marin pjesë instrumentistë (piano, violinë ,violonçel,) ansamble të muzikës së dhomës, si dhe këngëtarë nga shkollat artistike të vendit. Në panelin “Miqtë e Muzikës” do të marin pjesë instrumentistë të apasionuar pas muzikës klasike që përgatiten në mënyrë individuale.

Aktiviteti do të zhvillohet i ndarë sipas kategorive përkatëse në raport me moshën, nga 6 deri 25 vjeç. Juria e përbërë nga pedagogë instrumentistë nga më të spikaturit si Bujar Sykja, Merita Rexha, Gëzim Belegu, Ema Kanci do të vleresojë dhe përcaktojë konkuruesit më të mirë. Këto ditë garash artistike do të mbyllen me një koncert me performancat më të bukura ku do të bëhet edhe ndarja e çmimeve. Ky konkurs mbështetet nga Ministria e Kulturës.

27 qershor, ora 9:30, Qendra e Artit “Dea”, Ksamil{:}