Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

EXPO Albania do ta shndërrojë Tiranën në një destinacion lider në rajon për organizimin e evenimenteve të industrisë, panaireve tregtare dhe aktiviteteve të tjera të ngjashme, si rajonale ashtu edhe globale, me fokus kryesisht të rinjtë, duke i dhënë shtysë ekonomisë, njohurive dhe kapaciteteve novatore të qytetit si dhe duke konsoliduar më tej rolin e tij në rajon si një destinacion dinamik.
Skuadra e mirënjohur amerikane e Steven Hall u përzgjodh si fituese e Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e EXPO Albania, në konkurrim me katër kompani të tjera prestigjioze arkitekturore me një eksperiencë shumëvjeçare mbarëbotërore.