Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

PIANODROM sjell për publikun artdashës koncertin “Duo Piano” me pianistet Nora Çashku dhe Etrita Ibrahimi, në pjesë panistike të kompozitorëve Mozart,  Sina, Schumann.

Janë tre autorë brilantë të koncertit “Kontinuitet” që nën finesën, kompaktesinë, lirikën e poetikën brilante interpretojnë stilistikën e stërholluar, me emocione të jashtëzakonshme.

 

Prof. Nora Çashku është diplomuar në klasën e Prof. Gheorghe Halmosh, në Konservatorin Çiprian Porumbescu të Bukureshtit, pianiste koncertiste, pedagoge e mbi 90 pianistëve të formuar në klasën e saj, një personalitet i interpretimit në Shqipëri e me një karrierë koncertale në Rumani, Greqi, Francë, Itali, Svicër, Gjermani, Maqedoni e Kosovë,fituese e disa çmimeve të para kombëtare e me një fond regjistrimesh në  RTSH mbi 20 orë muzikë. Në repertorin e saj solistik bëjnë pjesë autorë të stileve të ndryshme, klasik, romantik e modern. Një vend dhe një kontribut të çmuar ajo ka në ekzekutimin me mjeshtëri të veprave të autorëve shqiptarë.

 

Etrita Ibrahimi është e diplomuar në Konservatorin “G. Verdi” të Torinos, në 1994 “Summa cum laude”, në klasën e Prof. Remo Remoli, me  aktivitet në Shqipëri  Itali, Austri, Spanjë, Francë, Kosovë, Mal i Zi, Kroaci, Shqipëri etj, klasifikuar në vendet e para në konkurse të ndryshme, si Concorso  Schubert  në  Tagliolo Monferrato, Concorso Europeo “Città di Moncalieri”.Ka qenë pedagoge e pianos në shumë institute muzikore në Torino, Aosta, Pavia, Vercelli, Romë, etj, Për aktivitetin artistik të zhvilluar në Itali, në vitin 2005 ka fituar çmimin ndërkombëtar për karrierën “Beato Angelico”, i akorduar nga Bashkia e Romës (Itali).

22 dhjetor, ora 19.00, Universiteti I Arteve{:}