Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Në vitin 2007, Agron Hyseni u kthye nga Italia me vizionin për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm në Shqipëri. Me mbështetjen e Linjës së Kredisë Italo-Shqiptare, program i menaxhuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ai investoi në teknologji dhe inovacion, duke i dhënë Ab Impex një avantazh konkurrues në treg.

– Investim në pajisje dhe procese të reja prodhimi

– Rritje të cilësisë dhe efiçencës operacionale

– Zgjerim të tregut dhe rritje të qëndrueshme

Ky financim është një dëshmi e angazhimit për të mbështetur sipërmarrjet vendase dhe për të forcuar ekonominë shqiptare, duke u dhënë mundësi edhe atyre që rikthehen për të ndërtuar suksesin e tyre aty ku kanë zemrën.

Video