Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Edukim dhe zbavitje”- e quajti Ministrja Kumbaro projektin më të ri të programit “Edukim Përmes Kulturës” në takimin me nxënësit e gjimnazit “Sandër Prosi” në Tiranë.

Ministrja e Kulturës bashkë me drejtorin e Teatrit Kombëtar ishin aty për  ti njohur të rinjtë më në detaje me projektin e quajtur “Klubi i Teatrit”, i cili hartohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Teatri  Kombëtar ka nisur bashkëpunimin  me shkollat e arsimit të mesëm  në projektet:

•Festivali i  Klubeve të  Teatrit

• Debate artistike

•Trajnime në grupe sipas prirjeve në fushën e teatrit

“Krijojmë dhe ndërtojmë bashkë me ju këtë klub teatri si një projekt pilot që mendojmë të shtrihet vitin e ardhshëm në të gjithë vendin”- shtoi Kumbaro në fjalën e saj.

 

Në kuadër të programit  “Edukimi përmes Artit dhe Kulturës” , si një nga prioritetet e  Ministrisë së Kulturës 2017-2021  do të organizohet  Festivali i Klubeve të Teatrit, punë e cila ka nisur nga shtatori i vitit 2017 dhe pritet të përfundojë në muajin maj 2018.

Në ndihmë të gjimnazistëve të cilët do të angazhohen në ndërtimin e një shfaqjeje e që është në vijimësi me programet mësimore, regjisori Armando Bora dhe dy aktorë të rinj të Teatrit Kombëtar Gjergj Mena dhe Xhuliano Brisku transmetuan tek gjimnazistët njohuritë dhe eksperiencat e tyre.

Teatri Kombëtar  ka  hartuar strategjinë  e “Edukimit  përmes artit e kulturës” me projektin  Festivali i klubeve të teatrit në shkollat e arsimit të mesëm,si një projekt pilot  për sezonin 2017-2018 dhe në sezonet e ardhshëm , urojmë të shtrihet, në  më shumë zona periferike dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Grupi i TK ka nisur hartimin  e këtij  projekti  në muajin Shtator 2017 për  përzgjedhjen ,ngritjen,nxitjen dhe mbështetjen e  grupeve të Klubit te Teatrit  në shkollat e   arsimit të mesëm dhe në shkollat periferike të Tiranës. Ky projekt do të finalizohet me realizimin e një produksioni teatror nga klubet e teatrit të çdo gjimnazi, duke u mbështetur në programet e tyre shkollore dhe programit të provimeve të letërsisë.

Gjimnazet që do  të jenë pjesë e këtij projekti janë:

 

•Gjimnazi  “Sandër Prosi”  (Sauk)

•Gjimnazi  “Sami Frashëri”

•Instituti  Harry Fultz

•Gjimnazi  “Abdulla Keta”  (Shkozë)

•Gjimnazi  “Petro Nini Luarasi”

•Gjimnazi  “Ibrahim Hasmema “ (Mullet)

 

 Trajnime në grupe sipas prirjeve në fushën e teatrit

Ky projekti  u jep  mundësinë të rinjve më të spikatur për të asistuar pranë trupës së personelit të TK , në  aktrim,regji,skenografi, kostumografi ,make-up artistik, teknik audio e video, teknik ndriçimi etj.  ku  të rinjve më të talentuar do t’u jepet mundësia  për t’u  bërë pjesë  e produksioneve të teatrit.  Ky projekt zhvillohet jo vetëm  në identifikimin e elementeve të talentuar si aktorë apo regjisor, por edhe në identifikimin e elementeve të rinj me prirje profesionale të tjera që janë pjesë e rëndësishme e krijimit të një shfaqjeje teatrale. Të rinjtë me prirje si specialist i efekteve audio-vizuale për teatrin dhe teknikë ndriçimi do të trajnohen nga punonjësit e Teatrit Kombëtar dhe do të fitojnë një eksperiencë të vlefshme në këtë profesion.{:}