Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=2302]

 

Të gjitha grupmoshat nga 0- në 80 vjeç, u bënë sot protagonistë të mini-bibliotekave, hapur për herë të parë në Tiranë.

Vendi i zgjedhur për këtë nismë të veçantë ka qenë parku i Liqenit Artificial, ku të gjithë janë bërë pjesë e konkursit të mini-bibliotekave kreative dhe leximit në natyrë.

Publikut të pranishëm, ku shumica ishin fëmijë dhe të rinj, i janë bashkuar edhe disa nga ministrat e qeverisë. Bashkë me ministren e Kulturës, znj.Mirela Kumbaro pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe Ministrja e Arsimit, znj. Lindita Nikolla, Ministrja e Inovacionit Milena Harito, David Muniz, Zv. ambasadori amerikan, Rayan Robert, i zyrës së marrëdhënieve me publikun si dhe Blendi Gonxhe, Drejtor i Agjenisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

“Little free library-t”e para u krijuan bashkë me këndin e leximit në një hapësirë tërësisht ekologjike nga U.S Embassy Youth Coucil. Grupi i të rinjve të ambasadës preferoi të mos marrë pjesë në konkurs, por vetëm dha një shembull sesi këto mini-biblioteka mund të funksionojnë, ashtu siç ndodh gjerësisht edhe në SHBA ku janë të regjistruara 44.000 të tilla.

“Little Free Library në Shqipëri” nën moton: Ngri një bibliotekë të vogël për të gjithë, fito një bibliotekë të madhe për vete.Konkurs mbarëkombëtar që nxit përhapjen në Shqipëri të Minibibliotekave Kreative. Kush krijon minibibliotekën më kreative do të fitojë një pako me libra për pasurimin e bibliotekës së tij. Projekti ka nisur në Tetor dhe ceremonia e mbylljes së konkursit do të jetë në javën e parë të dhjetorit.

#takohemipernjeliber

Liqeni Artificial, fusha e tenisit, pranë amfiteatrit

Sill një libër, merr një libër!

Foto: Adnan Beci{:}