Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Një pjesë teatrore që është frymëzuar nga filmi i animuar “I Puffi” autor i të cilës është Pierre Culliford (Peyo) dhe vjen nën regjinë e Anderson Gurra. Ngjarjet zhvillohen në fshatin e Pufëve ku protagonist janë Baba Pufi, Grindaveci , Pufeta, Pastiçieri, Piktori dhe Mendjemadhi. Si çdo vit Puffët po pregatitetn për të festuar të gjithë së bashku, si një familje e madhe, festën e Krishtlindjeve. Këtë vit ndryshe nga herët e tjera Grindaveci refuzon të bëhet pjesë e festimeve dhe shpirtit të festave. Për ta bindur atë Baba Pufi me magjinë e tij thëret në ndihmë dy shpirtrat e Krishtlindjeve, atë të së kaluarës dhe të së ardhmes.

Misioni i tyre është që të zgjojnë gëzimin dhe shpirtin e festave tek Grindaveci. Përmes kthimit në të shkuarën dhe udhëtimit drejt të ardhmes Grindaveci arrin të gjej shpirtin e krishtlindjeve brenda tij dhe të gjithë së bashu festojnë si kurrë ndonjëherë.

Regjisor: Anderson Gurra; Koreografe: Almeda Hoxha; Skenograf: Beqo Nanaj; Kostumografe: Sofi Kara

Aktore: Elidon Alikaj, Françeska Hysi, Nelson Mulla, Ledio Shehaj, Erlin Visha,  Aldion Matarangasi

5, 6 dhjetor, ora 10:30, TKEKS{:}