Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5251]

Premiera botërore e filmit “Krom”, me skenar dhe regji nga Bujar Alimani, do të shfaqet vëtë verë në edicionin e 50-të të Festivalit të madh të Filmit në Karlovy Vary të Çekisë.
Filmi që sjell për herë të parë në Karlovy Vary producentin Valon Jakupaj është pjesë e programit East of the West.

“Krom” flet për një nënë memece e cila pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdoj të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetëvjeçar përpiqet të njohë veten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit…

Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Greqisë, me producentët Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos dhe Stella Theodorakis. Përveç mbështetjes nga Qendra Kinematografike e Kosovës është mbështetur edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

“Ideja e influences së dy natyrave femërore mbi një adoleshent në rritje e sipër më ka interesuar gjithnjë, madje më saktë influenca e Nenës dhe Mësueses , e Jetës dhe Dijes , e të Përjetshmes dhe Aventurës, që në thelb nuk është asgjë tjetër përveçse një lojë pushtetesh që shqetësojnë shpirtin e brishtë e të dyzuar të pesembëdhjetëvjeçarit”-shprehet regjisori Bujar Alimani.

Interpretojnë aktorët :Fredjon Ruci, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha, Denis Shira, Xhevdet Dod, Albulena Kryeziu etj.

“Krom” është filmi i dytë i metrazhit të gjatë nga regjisori Alimani, i cili njihet për filmin e tij  “Amnistia” që pati premierën në festivalin Berlinale në 2011, film i nderuar me disa çmime ndërkombëtare si: C.I.C.A.E. në Berlin International Film Festival, 2011, Çmimin e Publikut  në Black Movie Film Festival 2012, Çmimi i Jurisë në  Lume International Film Festival, 2012.{:}