Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro zhvilloi dje ne Prishtine një takim me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e kulturës, pasi që siç u tha në këtë takim, edukimi i një brezi bëhet përmes kulturës dhe institucionet duhet të kenë programe dhe koncepte të veçanta për të tërhequr publikun.
Pas takimit, ministrja Kumbaro dhe kryetari Ahmeti ishin të pranishëm në Qendrën për Art Bashkëkohor Stacion, ku u përurua ekspozita “ Por edhe bleta më e keqe dallohet që në fillim nga më i miri arkitekt, sepse, para se ta ndërtojë qelëzën me dyllë, ai e ka ndërtuar atë në kokën e vet”, me autor Agim Balajn dhe kurator Albert Heta. Në ekspozitë merrte pjese edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.{:}