Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Arti, kultura dhe trashëgimia kulturore në qendër të vëmendjes, duke sjellë ngjarje dhe projekte që kanë lënë një gjurmë të thellë në jetën e qytetarëve dhe vizitorëve, duke forcuar lidhjen me historinë dhe identitetin tonë kombëtar e përmes pasurimit të kalendarit kulturor, në vitin jubilar të 80 Vjetorit të Çlirimit!
2,300+ evente kulturore të mbështetura, +25% më shumë aktivitete krahasuar me 2023!
Javët Kulturore Ndërkombëtare, programi kulturor ku morën pjesë 21 shtete me 250 aktivitete, 360 artistë nga mbarë bota nga Prilli në Nëntor.
– Artistja Iva Lulashi me temën “Love as a Glass of Water” përfaqësoi denjësisht Shqipërinë, për 7 muaj, në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia.
Trashëgimia kulturore që bashkon brezat, e ku gjatë vitit 2024 ka vijuar rijetëzimi i objekteve kulturore, kishave e xhamive nga IKTK dhe DRTK në të gjithë Shqipërinë!
– Rekord historik vizitorësh në sitet e trashëgimisë, 1.3 milionë vizitorë, +30% nga viti 2023 .
K’cimi i Tropojës tani pjesë e UNESCO-s , një arritje për trashëgiminë tonë jomateriale e traditat tona.
Rihapje e monumenteve të restauruara falë programit EU4Culture: Teatri i Kukullave në qendër, Muzeu Etnografik i Krujës, Muzeu Etnografik i Kavajës!
– Po investojmë dhe po vijojnë intensivisht punimet në projekte madhore si Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, Muzeu Historik Kombëtar, Teatri Kombëtar dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë!
Arti në hapësirat publike: Janë përmbyllur me suksese instalacionet “Terminal for Tirana”, kuruar nga Tirana Art Lab me artisten Karolina Halatek, “Çelësi shqiptar” nga Alfred Mirashi Milot , “Foleza” nga Vasil Dhiamandi dhe Krisiko Studio!
Në vitin 2025, shumë projekte sfiduese do të vazhdojnë, duke e vendosur kulturën në zemër të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik!