Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=3154]

Ministria e Kulturës falë ngritjes së sistemit dhe metodologjisë statistikore të ngritur që prej vitit 2013 në bashkëpunim me INSTAT ka botuar zyrtarisht në raportin “Shqipëria në shifra”të INSTAT, një set të dhënash statistikore vjetore për art-kulturën dhe trashëgiminë kulturore për vitet 2013-2015. Që prej vitit 2007 Institucionet  e Kulturës nuk mateshin dhe nuk pasqyroheshin në raportet e institucionit zyrtar që gjeneron statistikat e të gjithë fushave ekonomiko-sociale të shtetit shqiptar.

 

Nëpërmjet ngritjes së një modeli të qëndrueshëm dhe funksional raportimi me institucionet e varësisë, tashmë jemi në gjendje të krahasojmë me shifra dhe tregues të matshëm punën e bërë, si rezultat i reformave dhe kantiereve të Kulturës, për të ecur përpara.

Në këtë botim zyrtar tregohet një permiresimin i dukshëm i këtyre treguesve në shifra dhe përqindje, si rezultat i eficencës dhe mirë menaxhimit të të gjithë hallkave të administrimit të Kulturës shqiptare.

 

Tashmë për çdo operator, apo vizitor turistik vendas apo të huaj, që kërkon të dijë më shumë për aksesin e publikut dhe volumin e  punës që bëhet në institucionet shqiptare të artit dhe të trashëgimisë kulturore, si dhe çdo investitor apo organizëm që ka interes për t’u bërë pjesë e partneriteteve të reja të administrimit dhe rijetëzimit me institucionet shtetërore të kulturës, në botimin më të fundit të INSTAT “Shqipëria në Shifra”, në faqen 18, në rubrikën “Kultura” gjeni një pjesë nga statistikat vjetore në rrafsh krahasues 2013-2015, të certifikuara zyrtarisht nga INSTAT.

Më poshtë linku:

http://www.instat.gov.al/al/publications/librat/2016/shqip%C3%ABria-n%C3%AB-shifra,-2015.aspx{:}