Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=3786]

Eng.Ne Balkan YTrafik

Shqip homepage Grupi

Anglisht Bio

Shqipëria dhe Kosova do të marrin pjesë edhe këtë vit në edicionin e 10-të të Festivalit Ndërkombëtar Kulturor “ Ballkan Trafik , Bruksel, që do të zhvillohet në datat 14 – 17 prill 2016.

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe në bashkëpunim me Ambasadën e  saj në Bruksel, Shqipëria do të përfaqësohet në edicionin e 10 të Festivalit Ndërkombëtar Kulturtor “Ballkan Trafik” që do të zhvillohet në Bruksel më 14 – 17 Pril 2016 me grupin e mirënjohur muzikor të përbërë nga solistja e mirënjohur e skenës sonë Vikena Kamenica me “Kali Band“ dhe grupin e njohur popullor “ Ali Pasha“

Pjesëmarrja me një grup të tillë elitar premton për sukses në këtë ngjarje madhore kulturore të vendeve të Rajonit tonë dhe më gjerë në kryeqytetin evropian.

Vlen të theksohet me këtë rast, se edhe bashkëatdhetarët tanë në Belgjikë, Kosovë, Maqedoni dhe gjetkë do të prezantohen gjerësisht në këtë Festival me disa grupe muzikore popullore dhe moderne. Kështu, Kosova do të përfaqësohet me grupin e mirënjohur “Zig Zag” dhe këngëtarin Dren Abazi.

Ansambli i të rinjve të Shoqatës së  njohur kulturore shqiptare “ Vatra” në Bruksel do të jetë i pranishëm si dhe vjet me një program të pasur më këngë e valle popullore nga të gjitha trevat, duke shtuar atmosferën festive edhe me kostumet e tij shumëngjyrëshe tradicionale. Do të jetë gjithashtu dhe grupi folklorik ” Rinia” nga Maqedonia dhe disa instrumentistë shqiptarë me banim në Belgjikë. Aktorja Anila Dervishi, me banim në Belgjikë, do të recitojë fabula dhe legjenda shqiptare në frëngjisht, të përzgjedhura nga publicisti Safet Kryemadhi me regji të Zenel Laçit.

Po në kuadrin e këtij Festivali do të shfaqet filmi “ Shok” dhe do të zhvillohet një konferencë tematike kushtuar artit dhe kulturës në Ballkan.

Veç sa sipër, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, nën kujdesin e kësaj Ambasade do të qendrojë e hapur edhe një stendë turistike në mjediset qendrore të këtij Festivali, ku do të ekspozohen shumë guida dhe fletepalosëse mbi turizmin shqiptar. Kësisoj, Shqipëria por dhe trevat shqiptare në përgjithësi do t’i japin tonin edicionit të 10-të jubilar të këtij Festivali. Ky do të jetë një mesazh i rëndësishëm dhe i mirëpritur, sidomos në këto momente, pas atentateve terroriste të datës 22 Mars në Bruksel.

Lidhur me programin e koncerteve dhe shfaqjeve, i cili tashmë është bërë publik nga organizatorët, grupi “Vikena Kamenica&Keli Band dhe Ali Pasha do të japin koncertin zyrtar më 16 Prill pasdite në sallën e madhe të Muzikës në Pallatin e Arteve të Bukura “ Bozar”; ai do të japë dhe nga  një shfaqje të lirë më të shkurtër ( animacion) edhe në Sallën “ Vino Zirkus” në mbrëmjet e datave 14, 15 dhe 16 Prill; më 16 Prill, artistët tanë do të kenë një takim me fëmijë të sëmurë, ku do t’u tregojnë mbi vlerat tona kulturore dhe do të japin disa pjesë artistike të shkurtëra në Spitalin e mirënjohur “ Saint Luc” në Bruksel.

Në përfundim, grupi ynë  do të jetë i pranishëm më 17 Prill pasdite në Manifestimin e Madh kulturor dhe artistik në Sheshin “ Grand Place” me rastin e mbylljes së këtij Festivali. Pjesëmarrësit do t’i përshëndesë edhe Ambasadorja Suela Janina.

Ashtu siç është theksuar në njoftimet dhe komunikimet tona të mëparshme, vlerat e pjesëmarrjes  në këtë veprimtari do të jenë dhe më të mëdha, pasi  grupet artistike nga vendi ynë, ashtu si në dy edicionet e kaluara, do të performojnë edhe në sheshin më të bukur dhe karakteristik “ Grand Place” të Brukselit dhe në mjedise të tjera të hapura.

Për më shumë mbi oraret e shfaqjeve të Vikena Kamenica&Keli Band – Ali Pasha dhe sigurimin e biletave lutemi klikoni në www.balkantraffik.com

14-17 prill 2016, Ballkan Trafik, Bruksel{:}