Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrat e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Kujtim Gashi dakordësojnë kalendarin kulturor Shqipëri- Kosovë në Prizren, cilësuar si ‘kryeqyteti’ historik I kombit shqiptar. “ Kultura është hapësira jonë e përbashkët, pa kufij, kultura dëshmon më së miri se nuk ka kufi tjetër mes Kosovës dhe Shqipërisë përveç atyre administrativë,”- u shpreh Ministrja Kumbaro në ceremoninë e nënshkrimit . Në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi nënshkruan sot në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Protokollin e Bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor 2018.{:}