Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro – Furxhi, kanë takuar sot në MKRS drejtuesit e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, të kryesuar nga Daut Demaku, me të cilët diskutuan për arritjet dhe sfidat që kanë të bëjnë me librin, botimin dhe shpërndarjen e tij.
Dy ministrat Kumbaro dhe Shala, në kuadër të kalendarit të përbashkët Shqipëri-Kosovë, zhvilluan një takim me Shoqatën e Botuesve të Librit të Kosovës, me të cilët diskutuan për sfidat dhe problemet që përballen ata në botimin, shpërndarjen dhe promovimin e librit shqip në hapësirat mbarëkombëtare. Në takim u shqyrtua për mundësinë e përmirësimit të politikave për botimin dhe përkrahjen më të madhe të librit si dhe krijimin e lehtësirave për shitjen dhe shpërndarjen e tij tek lexuesi.
Përkrahja për botimin, blerjen dhe shpërndarjen e tij do të jetë vazhdimisht në rritje edhe në forma të tjera, përmes mbështetjes për organizimin e panaireve dhe aktiviteteve që kanë të bëjnë me librin dhe botimet tjera në përgjithësi, u tha në takim.

Ndërkaq, drejtuesit e Shoqatës së Botuesve të Kosovës, kanë informuar ministrat Shala e Kumbaro për problemet dhe sfidat me të cilat janë përballen botuesit e librit shqip. Ata theksuan se presin nga shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë të rrisin edhe më shumë mbështetjen për librin në përgjithësi përmes bashkëpunimit të frytshëm në mënyrë që libri të marrë pozitën e merituar në shoqërinë tonë.{:}