Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6551]

Ministrja Kumbaro mori pjesë në hapjen e ekspozitës me titull:.
“Demokracia në epokën e ekstremeve. Fasha drite mbi historinë e Evropës së shekullit XX”. Ekspozita tregon Evropën e shekullit të XX si një histori dramatike mes lirisë dhe tiranisë, mes demokracisë dhe diktaturës. Kjo ekspozitë u hap në kuadër të Tetorit Gjermaan 2014, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Ekspozita tregon Evropën e shekullit të XX si një histori dramatike mes lirisë dhe tiranisë, mes demokracisë dhe diktaturës. Shkas për këtë bëhet edhe njëkohshmëria e jubileve të plotë, të cilët ilustrojnë më mirë ndërthurrjen e historive kombëtare: 2014 shënon 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, 75 vite kanë kaluar nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, 25 vite nga revolucionet paqësore dhe dhjetë vite nga zgjerimi lindor i BE-së.

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman i pranishëm në eksopozitë deklaroi se 2014 është një vit i veçantë përkujtimi, pasi sjell në kujtes luftën e Parë Botërore 100 vjet më parë, luftën e Dytë Botërore 75 vjet më parë dhe fundin e luftës së ftohtë 25 vjet më parë, që përkon me rënien e Murit të Berlinit.

Në fjalën e saj Kumbaro tha mes të tjerash :”Një ekspozitë si kjo që flet përmes imazheve, fakteve, datave, përmes krahasimit të luftrave, të vendeve, të sistemeve, e gjej shumë të dobishme dhe që na bën të mendojmë.Ajo nuk flet për Shqipërinë, por shqiptarët mund t’i flasin asaj duke kërkuar veten përmes krahasimit dhe duke reflektuar. Është e sigurt se gjithkush gjen një fakt a një ngjarje që e ngacmon. Mund të buzëqeshim sot në shekullin XXI kur e lamë pas atë tjetrin. Sepse shpresën po e ndërtojmë, po e shohim, po i afrohemi, e quajnë Europa e bashkuar, e paimagjinuar në ekstremet e shekullit tjetër. Gjithsesi e shkuara është e pashkatërrueshme, më mirë ta përballim, por mendje të hapur. Na bën mirë”.

Ekspozita prezanton 190 fotografi të marra nga disa arkiva evropiane dhe nxit diskutimin për t’u marrë me historinë e diktaturës dhe demokracisë në Evropën e shek. XX.

Kjo ekspozitë prezantohet nga Intituti i Mynihut për Historinë Bashkëkohore, Radio gjermane Kultura dhe Fondacioni Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED.

13 tetor-19 tetor (në  gjuhën shqipe)

Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë{:}