Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministrja Kumbaro ka inspektuar punimet në Xhaminë Mbret në Berat dhe Teqenë Helvetive, ku prej disa muajsh kanë nisur kantieret e restaurimit të plotë të objektit. Ajo e cilësoi Beratin dhe Gjirokastrën, dy krenari kombëtare, të cilat kanë pasaporta ndërkombëtare, të ruajtjes nga UNESCO. “Berati nuk është sot në fazën e mbijetesës, por të rijetëzimit. Katër herë më shumë vizitorë e kanë vizituar këtë qytet nga viti 2013 deri më sot dhe kjo ka ardhur si pasojë e një promovimi më të mirë. Në qendër është qytetari, pronari i shtëpisë, biznesi . Prandaj kemi vënë theksin në investime.{:}